Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, i ftuar në emisionin “Sport News Plus” nga Daljana Sejdia në News 24, komenton ecurinë e ekipit të tij, tashmë që mbyllet edhe gjysma e parë e vitit.

PARTIZANI – “Partizani ka bërë një fazë të mirë deri tani, me meritë në vendin e parë, edhe pse ka barazime në 3 ndeshjet e fundit. Edhe ne kemi qenë të vetëdijshëm që kundërshtarët do gabojnë, ashtu si ne. Pashë disa episode, kishte edhe zëra mes sportistëve, duke pyetur si është Partizani, por unë i kërkova që të bëjmë detyrat e shtëpisë, duhej të fokusoheshim te ndeshja jonë. Edhe lojtarët m’u përgjigjën, dhe morëm 3 pikë sot ndaj Kastriotit.

PREMIO – “Kemi pasur shumë premio, me Korçën, edhe me Partizanin patëm, por nuk fituam dot. Nuk është e nevojshme premio në çdo ndeshje. Rroca është një bonus, nuk do thoja një premio. Është një vlerë plus, për gjysmën e rrugës të mbetur. Si Rroca, edhe ndonjë individ tjetër është vlerë për ne. Si  një ekip profesionist, duhet të pranojmë edhe konkurrencën. Ka dëmtime, kartona, edhe lufta bëhet më e ashpër në fund.

SHKURTAJ – “Ju gazetarët më keni bërë shumë pytje për këto emra, por unë mund t’ju përgjigjem kur unë t’i kem të rreshtuar në stërvitje. Pa u bërë zyrtare gjërat, nuk mund të komentoj më shumë. Ka bisedime, ashtu si edhe me ndonjë individ tjetër, është normale, jo vetëm për Kukësin, që të kërkojë futbollistë.”

KUKËSI – “Dy ndeshjet e fundit luajtëm me Partizanin dhe Skënderbeun, ndërsa sot ishte radha për të luajtur me vendin e fundit. Ne kemi luajtur vetë dhe e dimë se impenjimi bie pak sidoqoftë nga lojtarët. Ne kishim presionin e rezultatit, dhe do ishte vetëvrasje, nëse nuk do merrnim 3 pikët. Jo më larg se vjet, kemi lënë shumë pikë me ekipet në fundin e tabelës.

NDËRTIMI I EKIPIT – “Kur erdha e pranova me kënaqësi ftesën, edhe duke ditur vështirësitë. Është bërë punë e madhe me ndërtimin e ekipit, dhe duhet pak kohë që të lidhen të gjithë lojtarët e afruar. Ne kemi shpërdoruar shumë këto takime, por futbolli është i tillë që nuk duhet të falim shumë. Duhet të jemi më cinik për të marrë rezultatin. Gradualisht edhe djemtë po piqen më shumë, të njihen me lojën e tjetrit. Nuk kemi pësuar shumë ndeshjet e fundit, i kemi mbyllur edhe ndeshjet 1-0. Në fund të fundit, edhe kështu fitohet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: