Trajneri i Laçit, Armando Cungu analizoi barazimin pa gola me Dinamon.

“Përtej dëshirës për 3 pikë, kishim probleme me mungesa, gjithsesi morëm 1 pikë që vlen për moral më shumë. Do ishte mëkat të mos merrnim dicka sot. Për objektivat kjo pikë nuk vlen shumë. Tentuam në fillim, por në 15 minutat e fundit ishin shqetësuese ku edhe disa lojtarë nuk ishin në gjendje të luanin më për dëmtime. Të paktën morëm 1 pikë për moral, por nuk vlen për objektivat tona.

Tensioni, momente pasigurieku shpërdoruam shumë raste. Na penalizoi dhe natyrshëm krijon tension. Duhet pak kohë të rimarrësh veten, ndërsa kundërshtari merr iniciativë. I kërkoj djemve të jenë të qetë në këmbë dhe në mendje pasi duhet menaxhuar loja dhe të mbahet topi. Gabojm shumë në pasime dhe për këtë kthehemi mbrapa.

Ka oshilacione me lojë të mirë e të keqe. Duhet të kemi më shumë personalitet në lojë pasi kur kemi topin në këmbë kemi bërë gjëra të mira. Këta djemë dinë të bëjnë gjëra të tilla si ai goli me Vllazninë, e rëndësishmë është të mos kenë tension.

Individë të caktuar kishin probleme fizike. Dajko dhe Mjaki sakrifikuan shumë duke luajtur të dëmtuar. Bajramaj shpenzoi shumë energji. Rendimenti i ekipit bie në këto raste dhe krijohen probleme duke i dhënë avantazh kundërshtarit.

Kjo është situata dhe shpresoj të rikthehen disa lojtarë që të na shërbejnë për 3 javët e mbetura. Do kthehen disa, por Souza ka dëmtim të rëndë dhe ka mbyllur sezonin. Mirëpo, jam i kënaqur me brazilianin tjetër që luajti sot”, tha Cungu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb