Nuk janë të pakta rastet kur mediat britanike i kanë kushtuar artikuj bandave të trafikut të drogës që drejtohen nga shqiptarët. Ndaj edhe sot, “Daily Mail” shkruan se shtetasit vietnamezë janë grupi i dytë më i madh i huaj i regjistruar si viktima të mundshme te skllavërisë moderne, por pas shqiptarëve.

Në artikull thuhet se bandat e krimit të organizuar po veprojnë përmes salloneve vietnameze të rregullimit të thonjve, të shpërndara në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Këto organizata kriminale mendohet se po përdorin sallonet për të pastruar paratë e fituara nga marijuana dhe prostitucioni, ndërsa aty bandat fshehin ‘viktimat’.
daily
Agjencia Kombëtare e Krimit (AKK) shprehet se këto banda madje janë të lidhura edhe me emigracionin e paligjshëm. Aktualisht po kryen 500 hetime për skllavërinë moderne. Policia paralajmëron se shumë të ardhur të rinj vietnamezë po punojnë orë të gjata me pagesë të vogël ose pa pagesa fare, ndërkohë që frika më e madhe është se dhjetra fëmijë mund të kenë rënë pre e gangsterëve.

“Ejani në Britaninë e Madhe, pasi do të keni një punë të mirë dhe do paguheni mirë, që t’ja dërgoni familjes tuaj”, këto janë disa nga skemat e mashtrimit që bëhen për vietnamezët. Në 2017, një numër prej 5145 njerëzve të regjistruar si viktima te skllavërisë, 739 ishin vietnameze, grupi i tretë me i madh pas shqiptarëve dhe britanikeve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: