Partizani-Ilir Daja është një marrëveshje e destinuar të finalizohet me martesë. Askush nuk ka më dyshime mbi këtë pikë, zyrtarizmi i tij në krye të ekipit të kuq është thjeshtë çështje formale. Ishte parashikuar që prezantimi i Dajës të bëhej javën e shkuar por fatkeqësia familjare që i ndodhi drejtorit të përgjithshëm Olsi Rama, i cili humbi nënën e tij, bëri që prezantimi i tij të shtyhet për këtë javë. Në shtëpinë e kuqe nuk e kanë me nxitim këtë pjesë, fundja Partizani nuk luan as në Europë.

Daja
Daja

Ilir Daja gjithashtu i ka lejuar vetes disa ditë pushim përpara rikthimit të tij në kryeqytet për ndërtimin e ekipit të ri. Drejtuesit e klubit me bekimin e Ilir Dajës vijojnë punën për spastrimin e një grupi të fryrë e pak të nevojshëm në sytë e ish trajnerit të Skënderbeut. Në listën në dalje janë përfshirë disa lojtarë duke nisur nga Blodor e Romero, dy largime të sigurta, ndërsa po punohet për të gjetur gjuhën e përbashkët me disa titullarë si Alban Hoxha e Bruno Telushi të cilëve i ka përfunduar kontrata. Lojtarët mund të largohen vetëm nëse vjen ndonjë ofertë e mirë nga jashtë Shqipërisë, në të kundërt do të qëndrojnë me Partizanin pasi për Dajës janë titullarë të padiskutueshëm dhe lider të ekipit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb