Dakota Johnson ka bërë një tjetër paraqitje mbresëlënëse, e cila me meritë ka fituar një vend në mesin e femrave të veshura më mirë në Hollywood. Vajza 31-vjeçare e Melanie Griffith ishte të enjten mbrëma në Nju Jork për shfaqjen e filmit ‘The Lost Daughter’, në të cilin ajo ka rolin kryesor dhe tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj të veçantë.

Ajo zgjodhi një fustan mëndafshi Cucci në ngjyrën e shampanjës, me dekolte të lartë dhe mëngë të gjera. Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte hapja në anën e djathtë, e cila la të ekspozuar pjesën më të madhe të kofshës së saj. Ajo, megjithatë, dukej se nuk ishte e shqetësuar për ndonjë aksident që mund të zbulonte më shumë, pasi ajo ka dëshmuar se ndihet shumë rehat me trupin e saj. Veshja e saj është kompletuar me taka të larta kamoshi që i përshtateshin me fustanit dhe një çantë Gucci të qëndisur, ndërsa flokët i kishte të mbledhura.

  • foto galeri

Aktorja, gjatë një interviste vitin e kaluar me Marie Claire, ka thënë për mënyrën se si ndjehet kur punon: “Kur punoj, mendoj vazhdimisht për projektin që kam ndërmarrë. Ajo merr shumë hapësirë ​​në mendjen time. Jo të gjitha punët e mia dërgojnë mesazhet më të mira, por të gjitha kanë diçka që më bën të mendoj se është në rregull të jap zemrën time në to.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: