Sipas burimeve nga grupi hetimor, bëhet e ditur se pronari i mjetit Alfred Cenkollari ka dhënë dëshminë e tij para bluve nga ku është shprehur se nuk ka emër të dyshuar në lidhje me ngjarjen dhe djegien e mjetit, pasi sipas tij mjeti është përfshirë nga zjarri në mënyrë aksidentale.

Ai ka mohuar kategorikisht të ketë konflikte me persona të tjerë, duke përjashtuar kështu mundësinë e një zjarrvënie të qëllimshme.

Gjatë deklaratës së tij, Cenkollari ka shtuar se 1 ditë më parë, ai ka përdorur mjetin për një kohë shumë të gjatë, çka ngre dyshime për një defekt të mundshëm të pësuar pas mesnatës.

Por edhe pse Alfred Cenkollari ka dhënë dëshminë dhe versioni e tij në lidhje me ngjarjen, policia po vijon punën intensive për zbulimin e rrethanave dhe shkaqeve të rënies së zjarrit, nga ku kanë bërë të mundur edhe sekuestrimin e kamerave të sigurisë nga bizneset aty pranë parkimit, për të bërë të mundur edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb