TIRANË- BalkanWeb ka mundur të sigurojë sot foton e agresorit kryesor që goditi me leva gazetarin dhe drejtorin e Citynews, Elvi Fundo më 8 mars, rreth orës 10:40 të paradites, ndërsa ishte i shoqëruar dhe nga një person tjetër.

Në fotot e siguruara nga BalkanWeb, shihet qartë fytyra e agresorit, çka mund t’i vijë në ndihmë qytetarëve, por edhe policisë për ta identifikuar më lehtë
agresori i Elvi Fundos 2
Kujtojmë se policia ka vënë në dispozicion numrat e telefonit 0694110202 dhe 0694100134, si dhe shumën prej 5 milionë lekësh për çdo informacion. Nga ana tjetër, CityNeës ka ofruar edhe 5 milionë lekë të tjera për identifikimin e autorit.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 mars ku gazetari Elvi Fundo u godit nga dy persona në në zonën e “Stacionit të Trenit” në kryeqytet. Fill pas ngjarjes, gazetari u transportua me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak. Në një rrëfim për ‘BalkanËeb’, Fundo, drejtor i portalin Citynews. nuk dha shumë detaje, por pohoi se: “Përfundova në spital. Kam marrë plagë të rënda, por jam mirë”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: