Cristiano Ronaldo asnjëherë nuk e ka fshehur synimin e tij për të fituar gjithnjë. Zemërimin e tij ylli portugez e tregoi edhe ndaj bashkëlojtarit Sergio Ramos, i cili shënoi një autogol në përballjen me Sevilla-n. Televizonet spanjolle kanë filmuar momentin kur Ronaldo me gjeste duket tepër i nervozuar.

Sevilja mposhti në takimin më të rëndësishëm të javës në “La Liga” Realin e Madridit me rezultatin 2-1. Një takim me shumë emocione që në fund i  buzëqeshi vendasve.

Me humbjen e pësuar u ndal edhe ecuria e jashtëzakonshme e Realit të Madridit, i cili numëronte 40-të takime pa humbje.

 

https://www.youtube.com/watch?v=VI63QCFjAAk

 

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: