Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga operacioni “Shkumbini”, ku u arrestuan autorët e dyshuar të vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj.

Në video shfaqen forcat RENEA, që po kërkojnë prova në Lumin Shkumbin.

Siç bëjnë me dije uniformat blu, RENEA po kërkon në lumë thikën, me të cilën është vrarë në mënyrë makabre Regis Runaj, duke u qëlluar plot 27 herë nga autorët.

Gjatë aksionit të policisë kanë rënë në pranga dy të rinjtë Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, të cilët janë janë paguar nga të tjerë për të kryer vrasjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb