Ky është momenti dramatik, kur në jug-perëndim të Teheranit në Iran rrëzohet avioni me 176 pasagjerë brenda. E gjitha ëhstë regjistruar nga kamerat e sigurisë, të një biznesi aty pranë.

Nga pamjet duket qartë se pas përplasjes, avioni mori flakë, duke e bërë kështu të pamundur dhe shpëtimin e pasasgjerëve. Ngjarja ndodhi dtën e djeshme (8 janar) ku avioni u nis nga Irani drejt Ukrainës, por pas ngjitjes në lartësinë 2400 metra, ajo humbi kontaktin me shërbimin e aviacionit.

Nga hetimet e bëra deri më tani, dyshohet se ka pasur mbinxehje të motorit, por ekspert të ndryshëm tregojnë se nuk ka pasur një problem të tillë nga raporti i publikuar disa orë pas përplasjes. Shumë ekspertë nga shtete të ndryshëm janë duke hetuar për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb