Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në “News 24” deklaroi se maxhoranca nuk mund të presë pa fund opozitën për të kryer marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.

Gjiknuri tha se Kodi Zgjedhor duhet të miratohet brenda korrikut që të mund të bëhet i zbatueshëm.

Kemi një marrëveshje, që duhet ta bëjnë të dyja palët. Këshilli Politik duhet të miratojë draftin ligjor që ka përpara. ne na duhet të negociojmë edhe me ata që janë në parlament. Për të pasur zgjedhje efektive, duhet që Kodi Zgjedhor të miratohet brenda këtij sezoni parlamentar, që në gusht e shtator të nisë implementimi. Unë shpresoj se opozita do të reflektojë, por ne nuk mund të presim pa fund. Ligji i ri që të bëhet i zbatueshëm, duhet që të miratohet brenda korrikut”, tha Gjiknuri.

Damian Gjiknuri shtoi se uron që opozita të reflektojë dhe në fund të biet dakord për Reformën Zgjedhore.

“Uroj që opozita të reflektojë. Nuk dua të paragjykoj procesin, por do të bëjmë gjithçka që të reflektohet cdo gjë që është e mundshme. Mos-dhënia e dakordsisë nga ata që janë jashtë parlamentit, bën që ata që janë në parlament të legjitimohen akoma më shumë”, u shpreh Gjiknuri.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb