Në emisionin “Open” në News2″ u diskutua në lidhje me ngjarjet makabre në Tiranë, ku humbën jetën 3 gra dhe mbetën të plagosura 3 të tjera, ngjarje me autor të përbashkët shtetasin Dan Hutra, një person me precedent penalë të mëparshëm.

E ftuar në studio, gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga kontakti me vëllanë e një prej viktimave, i cili ka deklaruar se nga burgu se ka qenë pikërisht Hutra vrasësi i së motrës.
Ai ka shpjeguar së ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve që të dy kanë pasur në burg, ndërsa ka shtuar se dëshiron të bëjë të qartë se nuk ka asnjë lidhje mes autorit dhe motrës së tij.

“Ka pasur tentative për të dalë jashtë Tiranës.
Ishte një njeri që kishte bërë 16 vite burg më parë.
Një personazh që nuk kishte para sepse të jetosh në arrati duhet të kesh para. Tentoi t’i merrte një shumë parash njërës nga gratë me të cilat kishte marrëdhënie intime.
Serial killer do ta quaja dhe mbante mllef.

Kur ka vrasje në seri dhe vrasje të grave ka një mllef të madh mes qytetarësh dhe nuk kishte as mbështetje. Qytetarët ishin të frikësuar se mos do të ndodhte një tjetër ngjarje.

Me njoftimin e parë doli që Dan Hutra ishte larguar me një automjet por nuk ishte e qartë dhe nuk kishte të dhëna ë saktë në lidhje me të plagosurit dhe viktimat.

Më pas u sqaruar se Hutra kishte dalë vetëm 16 ditë më parë nga burgu.

Në fillim nuk ishte e qartë nëse ishte i njëjti autor për plagosjen me thikë dhe vrasjen në banesë. E para për shkak të armës së krimit.

Gurakuqi ka pasur një lidhej intime me Kurtin, ajo tha se ai i kishte shkuar në shtëpi, e kishte dhunuar plagosur dhe i kishte marrë paratë.

Me identifikimin ne autorit prej saj, u bë lidhja mes ngjarjeve ne Astir dhe Paskuqan.

Në atë kohë një burim më tha që tre plumbat në trupin e Etleva Kurtit janë të njëjta me ato të sekuestruara në ngjarjen në Paskuqan.

Në atë kohë më merr në telefon Vladimir Kurti që po qante me të madhe dhe nuk po arrinte të më shpjegonte se ç’kishte ndodhur.

Ai më shpjegoi që sapo kishte dëgjuar ngjarjen në Paskuqan ka telefonuar motrën e cila nuk i përgjigjej dhe e dinte që ishte ai autori sepse kishte pasur shumë konflikte me të në burg madje kishte pasur tentativa për ta vrarë.
Ai më tha që në atë kohë kishte pranë tij të cilët i bënin thirrje familjarëve të mos dilnin nga shtëpia pasi kishin frikë se mos u ndodhte gjë edhe atyre.
Një nga meraqet e tij ishte që mora e tij të mos varrosej me njollë sepse nuk kishte asnjë lidhje mes saj dhe autorit, përveç të vëllait i cili kishte pasur konflikte me të në burg.

Një vajzë 6 vjeçare kishte identifikuar autorin. Faktet u lidhën ndaj edhe zoti Vocaj falenderoi median pasi ishte një ngjarje që media ndihmoi me të vërtetë në zbardhjen e saj”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb