Sezoni fantastik i një viti më parë, kur fitoj Champions dhe La Liga, u pasua me start po aq mbresëlënës, Real Madrid është shndërruar në një makineri perfekte që nuk njeh rivalë. Meritë të pa diskutuar për këtë ka Carlo Ancelotti.

Një vit më parë tekniku italian firmosi një kontratë tre vjeçare, por drejtuesit e klubit po mendojnë që tani ti ofrojnë një kontratë të re. Ancelotti ka krijuar një marrëdhënie fantastike me dhomat e zhveshjes, po ashtu edhe me presidentin Perez.

Ancelotti, në këtë rikthim të tij të dytë në Madrid, arriti të fitojë 3 nga 4 titujt e mundshëm, i shpëtoi vetëm Kupa e Mbretit. Në fazën e parë në krye të Realit, Ancelotti e mbylli me 75% të ndeshjeve të fituara, 89 fitore në 119 ndeshje në të gjithë kompeticionet.

Në aventurën e dytë ka fituar 73% të ndeshjeve, 45 fitore në 62 sfida.

Ancelotti është shprehur në më shumë se një herë se Real Madrid do të jetë aventura e tij e fundit, pasi të largohet nga Reali do të tërhiqet nga futbolli, por pa specifikuar se sa mund të qëndrojë në krye të klubit spanjoll. Palët do të mundohen të shfrytëzojnë këtë moment fantastik për të nënshkruar një kontratë të re.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb