Futbollistët dhe gjyqtarët zakonisht urrehen. Por situata mund të ndryshojë kur “xhaketën e zezë” e mban të veshur një gjyqtare si Shona Shukrula. Kush ka nevojë për provë, të pyesë të dashurin e saj, futbollistin Xhef Hardeveld i cili u dashurua me të pas… një kartoni të kuq.

Hardeveld ishte në fushën e lojës në ndeshjen e kategorisë së dytë holandeze mes Emen dhe FC Eindhoven në gusht kur u ndëshkua me karton të kuq. Ai po linte fushën e lojës dhe në ato momente u shkëmbye me gjyqtaren e katërt të sfidës, pikërisht bukuroshen Shona, e cila mban stemën e FIFA-s që nga viti 2017.

  • foto galeri
  • foto galeri

Një dialog i shkurtër, një shkëmbim numrash telefoni dhe më pas lindi një histori mes të dyve, të cilët janë shfaqur me të dashuruar se kurrë në postimet e fundit që kanë bërë nga Itali, ku kanë kaluar festat e fundvitit.

(PANORAMASPORT)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb