TEKSAS

Një çift amerikan vdiq tragjikisht në Teksas 5 minuta pas përfundimit të dasmës së tyre. Harley Morgan, 19-vjeç and Rhiannon Boudreaux 20-vjeç po udhëtonin me makinën e tyre kur një kamion që transportonte një traktor i goditi fort në autostradë dhe për pasojë çifti i ri ndërroi jetë në ditën më të bukur.
Dëshmitarët thanë për mediat amerikane se mjeti ku ndodheshin dy të rinjtë u rrotullua disa herë.

Dasma
Dasma

Autoritetet amerikane thanë se drejtuesi i kamionit nuk ishte gabim, por gjithsesi, tani shoferi do të kalojë në testet e detajuara të alkoolit dhe të drogës, veprime këto që do të ndihmojnë hetuesit në përcaktimin e shkaqeve.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: