TIRANE – Ditët e fundit është folur shumë në media për dasmën midis aktorit Besart Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj që do të bëhet më 1 shtator.
Pas festës së beqarisë së oranizuar nga motra dhe shoqet e Xhensilës, cifti ka udhëtuar drej Italisë për realizimin e fotove të dasmës.

Xhensila publikoi para disa orësh një foto nga seti artistik i dasmës nga Lago di Como. Pasi u mahnitëm me pamjen e saj dhe atmosferën e përgjithshme të vilës së vjetër që të kujtonte atë të Xhuljetës.
Në foto shohim Xhensilën e bukur teksa po pozon dhe Besin që po kalon aty duke rregulluar diçka në jakën e pasme të xhaketës. Ai ka zgjedhur një kostum ngjyrë të hapur dhe një papijon të zi.

Është një atmosferë shumë romantike, ashtu si dhe pamja e Xhensilës, edhe Besi është në harmoni me kostumin që ka zgjedhur. Një prej fotove më të bukura, mbi të gjitha të një prej ngjarjeve më të rëndësishme ai i bën një koment me humor. “Pa menje”, shkruan ai.
(BalkanWeb)
