TURQI-Shefi i Ankarasë zyrtare iu përgjigj interesit të gazetarëve përpara fjalimit të tij në sesionin kryesor me temë “Roli Global i Turqisë”, që u mbajt sot, në ditën e dytë të Forumit 46. Ekonomik Botëror, në qytezën malore Davos të Zvicrës.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, deklaroi se vendi i tij ka të drejtë të ushtrojë presion mbi shoqërinë ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës siriane, ndërsa për të kundërtën e kësaj as që mund të bëhet fjalë.

“Ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dy vende aleate, mund të ketë vetëm bashkëpunim dhe solidaritet strategjik”, tha ai.

Davutoglu tha se Turqia, si vendi që pret më shumë refugjatë, preket drejtpërsëdrejti nga kjo krizë, ndërsa shtoi që në rast se krizës në fjalë nuk i gjendet një zgjidhje urgjente, kriza globale do të vazhdojë dhe miliona refugjatë të tjerë do të mbërrijnë në Turqi dhe Evropë.
Kreut të ekzekutivit turk iu pyet edhe nëse do të mbyllen apo kufijtë e Turqisë për refugjatët.

“Ne kemi ndjekur gjithnjë politikën e portave të hapura për refugjatët dhe kjo është një traditë historike. Sakaq, ne luftojmë kundër terroristëve. Opozita e moderuar siriane lufton kundër DAESH-it, por, fatkeqësisht, avionët rusë sulmojnë opozitarët. Prandaj na duhet të luftojnë edhe kundër terrorit edhe kundër regjimeve represive, që vrasin civilët”, theksoi ai, raporton TRT.

Nga ana tjetër, Ahmet Davutoglu pati takime me investitorët e huaj të pranishëm në Davos.
Gjatë këtyre kontakteve të kryeministrit u trajtuar çështje si financa, infrastruktura, logjistika dhe industria, ndërsa në tavolinën e bisedimeve ishte edhe plani i veprimit të qeverisë së 64-t turke.

Davutoglu tërhoqi vëmendjen mbi manovrat dhe nismat e reja në Turqi, duke u ndalur veçanërisht mbi përmirësimin e klimës së investimeve.
Siç bën të ditur zyra për shtyp e Kryeministrisë turke, kapitali i përgjithshëm i kompanive të afaristëve, me të cilët Davutoglu është takuar në Londër dhe në Davos, është mbi 4 trilionë dollarë; kurse vlera totale e projektinvestimeve të trajtuara nga palët shkon deri në 3 miliardë dollarë.

Në përgjigje të interesit të lartë të investitorëve të huaj, zyra për shtyp e qeverisë turke ka njoftuar se takimet e biznesmenëve të huaj me Kryeministrin Davutoglu do të vijojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

Ndërkohë, Kryeministri Davutoglu mori pjesë në mëngjesin e punës, organizuar në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë, për të shtuar vetëdijen në lidhje me Samitin Humanitar Botëror, që do të realizohet në Turqi.
Programi në fjalë u mbajt me dyer të mbyllura për mediat.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: