Belgjika nuk dëshiron më të jetë në statusin e një përfaqësueseje të bukur për tu parë, nuk mjafton as me një vend nderi, në këtë “Euro2020” “djajtë e kuq” synojnë ti shkojnë deri në fund, të shpallen kampion për të kurorëzuar me një trofe të rëndësishëm këtë brez fantastik lojtarësh që kanë në dispozicion. Në ndeshjen më të rëndësishme në këtë pikë të turnet, përballë Italisë, trajneri Roberto Martinez dhe stafi i tij janë në garë me kohën për të rikuperuar dy nga elementët më thelbësorë, Kevin De Bruyne dhe Eden Hazars, të dy dolën të dëmtuar gjatë sfidës me Portugalinë. Ndryshe nga se ishte perceptimi i parë, dy yjet e Belgjikës nuk rrezikojnë të mbyllin evropianin këtu, fakt të cilin e pohon vetë trajneri Roberto Martinez:

Martinez
Martinez

“Ka pozitivitet, pasi besonim se evropiani i tyre mund të kishte përfunduar. Për fat të mirë nuk është kështu. Sigurisht që e premtja është afër, koha për ti pasur në dispozicion është shumë e shkurtër por mjekët kanë dhënë garanci se mund të punojnë rregullisht. Nëse do të kisha 100 euro në dispozicion për të vendosur bast se kush e fiton “Topin e Artë” do ti vendosja 50 për De Bruyne dhe 50 për Lukakun. Mendoj se të dy janë më të mirët në rolet e tyre”, u shpreh trajneri i Belgjikës në një intervistë për Goal.com
(BalklanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb