Pas kalimit të Rodrit nga City te Barcelona, trajneri i Spanjës, De La Fuente, ka vlerësuar mesfushorin.

“Për të do të jetë më e lehtë të përshtatet, pasi Rodri është Messi i futbollit spanjoll. Për këtë arsye ai do të përshtatet mirë në çdo ekip dhe në çfarëdo rrethane.

Ai është më i miri në botë në pozitën e tij. Ajo që më gëzon është se këta futbollistë të mëdhenj janë në La Liga, sepse kjo e bën kampionatin më të madh”, ka thënë 65-vjeçari.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb