Presidenti i Bari-t, Luigi De Laurentiis, është i kënaqur për mënyrën si po shkojnë gjërat në kampionat për ekipin bardhekuq, që kryeson kampionatin e Serisë D me një avantazh prej pesë pikësh ndaj Nocerina-s.

Presidenti i “Gjelave” ka folur për momentin e mirë që po kalon skuadra e tij dhe ka bërë një premtim për merkaton duke qeshur. “Bari është një ekip i rëndësishëm i futbollit italian dhe nuk është e lehtë të rimëkëmbesh në pak kohë, por në fund ia kemi dalë falë punës”, ka thënë De Laurentiis.

Më pas ka ardhur premtimi: Cristiano Ronaldo, pas Juventus-it, do ta mbyllë karrierën te Bari. Më kanë marrë në telefon para disa ditësh dhe kemi folur gjatë, në spanjisht… Në të vërtetë, – ka zbuluar presidenti i bardhekuqve, – po studiojmë Serinë C, por kampionati është akoma i gjatë dhe objektivi kryesor është ta mbyllim në vendin e parë këtë kampionat”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb