Gjatë intervistës së dhënë për La Gazzetta dello Sport, mbrojtësi i Bayern Munichut, Matthijs de Ligt foli për garën e kampionatit në Serie A.

“Kam shumë miq te Juve, kam pasur marrëdhënie të mira me të gjithë, veçanërisht ata me të cilët mund të flisja anglisht: McKennie, Szczesny, Ramsey, Chiesa, tani Vlahovic. Juve po bën shumë mirë. Interi është i fortë, më i fortë se vitin e kaluar kur arriti në finalen e Ligës së Kampionëve, por shpresoj që Juve të fitojë Scudetton” – Tha ai.

Interi kryeson kampionatin me 7 pikë më shumë se Juventus. Holandezi De Ligt ka luajtur 3 sezone në Torino te bardhezinjtë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: