Mbrojtësi i Bayern Munchen, Matthijs de Ligt doli në konferencë para ndeshjes ndaj Lazios në Champions League.

“Nesër do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne. Për ne si skuadër dhe për klubin. Liga e Kampionëve është një kompeticion shumë i rëndësishëm për ne. Imobile? Është një sulmues mjaft i mirë që shënon gjithmonë. Ai pret për topa, që e bën atë më të vështirë për t’u markuar.

Seria A? Është një kompeticion me klube të mëdha dhe ndeshje të bukura. Por unë tani jam këtu dhe vetëm i përqendruar te Bajerni. Nëse flasim për vitin 2019, Lacio ishte një skuadër shumë e fortë. Pesë vite kanë kaluar që atëherë. Kam punuar me Sarrin për një vit. Mësova shumë nga puna e tij defensive. Por ne duhet të jemi të fortë për të fituar nesër.

Largimi i Tuchelit? Nuk jam unë që duhet ta analizoj këtë. Në fushë ke trajnerët dhe lojtarët. Por ne lojtarët jemi gjithashtu përgjegjës, ne bëjmë çdo gjë bashkë. Nëse trajneri ikën, atëherë dhe ne duhet të ikim, pasi as ne nuk kemi bërë një punë të mirë. Ne jemi në këtë fazë së bashku dhe duhet të dalim së bashku nga këtu. Ja pse nesër është një ndeshje e rëndësishme” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: