Për Rodrygo De Paul nuk ka qenë një festë e kompletuar pas triumfit në Botërorin e Katarit. Mesfushori argjentinas, me pushime pas suksesit në Kupën e Botës, dhe para se të rikthehej në Spanjë tek Atletico Madrid, përfundoi në qendër të thashethemeve për një histori që po çmend mediat argjentinase.

Menjëherë pas kthimit në Buenos Aires, De Paul iu bashkua menjëherë të dashurës së tij, këngëtares Tini Stoessel, e cila po bënte prova në skenë në pritje të koncertit në kryeqytetin e Argjentinës. Puthje, përqafime, kore, të gjitha të filmuara dhe të gjitha në rrjetet sociale.

Por kjo nuk i ka pëlqyer ish-të dashurës së De Paul, Camila Homs, e njohur si Cami, e cila ka postuar një foto me gishtin e mesit për futbollistin kampion bote.

Arsyeja? Vajza e parë e çiftit, Francesca, kishte dalë për pritur të atin me një dhuratë për të festuar fitoren e Botërorit. Por ai ka preferuar të fluturonte tek e dashura e tij dhe të kalonte këto ditë me të. Prandaj erdhi edhe reagimi i furishëm i ish- gruas së De Paul.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb