Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja e ka cilësuar vendosjen e DEA-s amerikane kundër trafikut të drogës në Shqipëri, si një shenjë bashkëpunimi mes institucioneve të dy vendeve dhe besimi ndaj institucioneve shqiptare.

Pas mbledhjes së qeverisë, Manja tha se bashkëpunimi mes prokurorisë dhe policisë me partnerët amerikanë ka qenë korrekt.

“E konsideroj si shenjë besimi të fortë. Bashkëpunimi i deritanishëm i agjencive shqiptare me DEA-n është shenjë e fortë e bashkëpunimit me institucionet tona.
Që në ditën e krijimit të SPAK, bashkëpunimi mes prokurorisë, dhe policisë së shtetit me partnerët amerikanë ka qenë korrekt. Tregon se besimi i këtyre strukturave te ne vjen në rritje”, deklaroi Manja.

“Ka një vullnet serioz të agjencive ligjzbatuese dhe qeverisë shqiptare për të goditur fort korrupsionin dhe krimin e organizuar”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb