Përfaqësuesi i PD në KQZ, Ivi Kaso ka kërkuar qartazi që fleta e votimit të 25 prillit të jetë me emër dhe mbiemër kandidatësh, dhe jo me numra.

Qëndrimi i PD shkon në një linjë me propozimin e Velibashit dhe Ivi Kaso thotë se e mbështet atë përderisa kandidatët janë me emra dhe mbiemra.

Ai madje ka hedhur akuza ndaj PS duke thënë se deri pak muaj më parë ‘dashuronin’ listat e hapura kurse tani duan të fshehin kandidatët pas numrave.

“Ka një parim sa i përket çështjessë zgjedhjeve, që shpesh të kemi tendencë tek pjesae tifozllëkut në politikë. Pavarësisht se jemi juristë, ne jemi përfaqësuesë poltiikë, nuk duhet të jetë ajo udhërrëfyesi jonë në vendimmarrje, aq më tepër vendimmarrje delikate siç është fleta e votimit.
Zgjedhjet janë në fillim për zgjedhësit, më pas për partitë politike. Në zgjedhjet e fundit ishte ODIHR që çel raportin evëzhgimit me këtë parim, duke ia sjellë në vëmendje jo vetëm subjektit garues, sepse ishte pa standarde pasi nuk garantote interesin e zgjedhësit.
Ta kthejmë fokusin tek interesi i zgjedhësit. Në momentin kur definon, në mënyrë shteruese përmbajtjen e fletës së votimit. Fleta e votimit duhet të jetë e qartë, e kuptueshme, dhe ta ketë të lehtë orientimin për subjektin dhe kandidatin. Afërmendsh. Si identifikohet kandidati me emër apo me numër. Njerëzit identifikohen me emra, dhe jo me numra. çudi e madhe që subjektet që ishin dashnorë të listave të hapura, duan të fshehin kandidatët pas numrave.

I hapët listat, ndërhytë në Kushtetutë në mënyrë të njëanshme, në Kodin Zgjedhor, me pretekstin për lista të hapura, lista të hapura ka kur kandidati identifikohet me emër dhe mbiemër. S’ka shans që mos ketë lista kuptueshmëri. Propozimi juaj që fleta e votimit duhet të përmbajë emrin dhe mbiemrin e kandidatit të regjistruar, është i  pranueshëm, dhe shprehim parapëlqimin tonë.”- tha Kaso.

Celibashi: Vlerësimi i fletës së votimit ku kandidatët janë të shënuar me emra shkon në përputhje me Kodin Zgjedhor. Shënimi i emrave në qendrat e votimit është më ndihmues për zgjedhësit dhe për të mos qenë konfuz në ditën e zgjedhjeve. Të tre variantet, do të ishin në përputhje me kodin Zgjedhor. Ne vlerësomë që varianti i propozuar shkon në përputhej të plotë me kodin zgjedhor. Ai imponon që zgjedhje në lidhje me përmbajtjen e fletës së votimit,

Ivi Kaso: Nuk mund të fshihen kandidatët pas numrave. Kjo gjë nuk ka kuptim

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb