Në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një debat të fortë me analistët e ftuar për Teatrin Kombëtar.

Analisti Gjekmarkaj tha se Rama në këtë debat ka elitën e Shqipërisë kundër, ndërsa kryeministri u shpreh se edhe në Paris, u shemb një pjesë historike për të pasur një plan më të mirë ndërtimi, e se edhe atje kishte pro e kundër.

Edi Rama: Ai projekt nuk është realizuar kurrë. Kjo sepse me fillimin e luftës…

Agron Gjekmarkaj: Ishte i mbaruar kur filloi lufta.

Edi Rama: Është e pavërtetë. Është bërë ndërprerje e fondeve. Të gjitha ndërtesat kështu kanë qenë. Është bërë një mbyllje e shpejtuar. Më 1939 përfundon ndërtimi me dru etj. Më 1941 vjen ekspertiza për riparime urgjente. Ajo që duket e arsyeshme me atë projekt janë ata elementë qe kanë të bëjnë me projektin origjinal.

Agron Gjekmarkaj: Pse nuk e bëni në të njëjtin vend? Mor zotëri ke elitën e Shqipërisë kundër. Aurel Plasari, Artan Fuga, Fatos Lubonja kanë qenë kundër, edhe gazetat e huaja. Kanë folur edhe për Teatrin.

Edi Rama: Aurel Plasari është historian, nuk është arkitekt. Nuk e prisja që në Real Story profilet false të shtohen.

Agron Gjekmarkaj: Të ka rënë cilësia e batutës. Se vetëm batuta di të bësh.

Alfred Lela: Je mirë me cilësinë e dhunës, nuk ka cfarë të duhet.

Edi Rama: Viktima i dhunës i buzëqeshur, ja.

Alfred Lela: Epo cfarë të bëj se nuk qaj dot.

Edi Rama: Do të jetë shëmbëlltyra e të vjetrës për ta parë kush të dojë, gjithsesi.

Agron Gjekmarkaj: Ju silleni si Luigji XIV.

Edi Rama: Në Paris, u shemb një pjesë historike e vjetër dhe u ndërtua një e re. Nuk impresionohem unë. Demokracia nuk është uninamitet, ka pro dhe kundër.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb