TIRANE- “Më dhunon, e kam trupin me shenja, ndaj nuk durova më”. Fjalët e Rajmonda Shaqirit në një lidhje telefonike në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 kanë sjellë reagimin e Aldos, djalit 25-vjeçar të saj, i cili e akuzoi më herët se po i prishte lidhjen e dashurisë.

“Është duke mashtruar. Para disa ditësh e ka marrë një nga gazetarët në telefon i ka thënë historinë, por ajo do të më fusë mua brenda dhe të jetë e lirë pataj, ngaqë ka dikë tjetër. S’jam kundër lidhjes po ajo e sjell atë tjetrin në shtëpi, është zënë me vëllain për këtë çështje”,- tha Aldo në studio, raporton BalkanWeb.

E ëma ka reaguar e revoltuar pas dëshmisë së tij, duke i thënë: “Të kesh turp për ta që thua. Si mund ta bëj këtë gjë kur në shtëpi kam edhe ish-burrin”.

Konflikti mes tyre ka mbetur i hapur, pasi nëna nuk e pranon më të birin në shtëpi. Prej dy ditësh ai dhe vajza që do kanë mbetur rrugëve, pa një strehë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb