Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi, i ftuar në rubrikën “Opinion” me moderatoren Ola Bruko në News24 ka komentuar në lidhje me diskutimet e mbajtura sot në Kuvend në seancën e radhës, ku diskutohet në lidhje me marrëveshjen marrëveshjeje me më KfW për financimin e projektit “Transporti i gjelbër në Tiranë”.

Ai ka deklaruar se kryeqyteti ka nevojë për një revolucion sa i përket transportit publik, duke pasur parasysh ngarkesën pasi shumica e qytetarëve përdorin makinë private për të lëvizur.

Petro Koçi tha se kjo marrëveshje ka disa nënprojekte të lidhura me të, referuar nevojës për korsi të dedikuara dhe stacione për mbushje me energji, referuar faktit që autobusët synohet të jenë elektrikë.

“Transporti publik ka nevojë për një revolucion. Teknologjia e autobusëve elektrikë është një nga ndryshimet më të mëdha sepse janë ekonomikë dhe nuk ndotin ambientin. Duhet parë që janë disa nënprojekte të lidhura me to si stacionet e ngarkimi elektrik, qendra që i menaxhon duhet të jetë hightech, si edhe korsitë e dedikuara”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: