Bledi Sulaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD tha se brenda selisë blu nga personat e arrestuar nuk kishte asnjë emër të inkriminuar.

Sulaj tha në “Real Story” në News24 se prokurori në gjyq për personat e arrestuar në seli tha se përdorën shishe uji.

“A ka një emër të një njeriu që është brenda PD-së dhe është i inkriminuar. Ne i nxorëm emrat. Po të kishte një emër patjetër. Berisha nuk ka thënë një emër. Në rast se nuk do ishin dyert e blinduara, çfarë kërkojnë këta njerëz, të përballen si në mesjetë. Ky është turp i Zotit. E dini çfarë tha prokurori në gjyq për ata të arrestuar brenda selisë, përdorën shishe ujë thanë”, deklaroi Sulaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb