Nën kryetarja socialiste e Kuvendit, Ermonela Felaj, i është përgjigjur akuzave të opozitës, se procesi për presidentin në fakt kishte në plan vetëm të përçante.

Felaj tha se ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme për presidentin kur negociata bëheshin të mbyllura dhe pa prani të medias, këtë herë qeveria bëri të kundërtën.

Sipas saj, procesi ka qenë i sinqertë dhe se ka qenë opozita që kërkoi mundësi për propozimin e emrit deri në raundin e tretë.

Ajo shtoi se i vetmi kusht që PS vuri, ishte se nuk ulej në diskutime me persona të shpallur non-grata.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb