Restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë të Kosovës, u pezullua pas debatit që ndoqi kundërshtimi i ambasadorit gjerman në Prishtinë që risolli në vëmendje lidhjet e ish ministrit të brendshëm të Shqipërisë me nazistët dhe drejtimin e divizionit SS Skanderbeg. Debati megjithatë risjell në vëmendje dritëhijet e politikanit.

“Xhafer Deva siç do figurë historike është figurë komplekse. Ka elementet e tij patriotike në periudhën e parë të Luftës, në administrimin e Mitrovicës, gjatë pushtimit gjerman, kohë kur ai mundësi që Mitrovica, edhe se nuk ishte pjesë e shtetit shqiptar (atë kohë bashkuar nën pushtim) të kishte elementet identitare të kombit shqiptar përkundrejt Serbisë ku ajo ishte. Në pjesën e dytë të Luftës së Dytë botërore, Xhafer Deva ka mbi supe një nga krimet më të rënda vëllavrasëse të kryera në Shqipëri, që është masakra e 4 shkurtit, ku u vranë pa gjyq të rinj e të reja të Tiranës si hakmarrje ndaj vrasjes së nipit të tij, padyshim një krim kundër njerëzimit i kryer nga Xhafer Deva.”, tha Bido.

Por cilat duhet të jenë qasja ndaj objekteve të kujtesës të lidhura me personazhe kontroversë që nxisin debat?

“Duhet të ndajmë mendjen, ose të shembim shtëpinë e Xhafer Devës, vilën 31 që është e lidhur pazgjidhshmërisht me Enver Hoxhën, Sarajet e Toptanasve që janë të lidhrua me Esatin, qendrën e Tiranës që është e lidhur pazgjidhshëmrisht me fashistët dhe gjysma e Shqipërisë është ndërtuar pse lidhet me personazhe të tilla ….ose zgjidhja e dytë është t’i restaurojmë se kanë vlera historike.”, tha ai.

Figurat historike që nga një pjesë shihen vetëm si kriminelë e nga një tjetër vetëm si heronj, pa gjetur një të mesme dritëhijesh, janë shoqëruar gjithnjë me debate, që pasqyrojnë ngjyresat e post luftës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: