Prej disa ditësh debati është ndezur lidhur me restaurimin apo jo të një prej objekteve më të veçanta të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë, shtëpia e Xhafer Devës, ish-ministrit të Brendshëm dhe mbështetësit të politikave të Hitlerit.

Studiuesi Auron Tare ka bërë jë paralelizëm duke i dhënë edhe fund këtij debate. Ai ka sjellë historinë Myftiut të Madh të Jeruzalemit, figura me e rendesishme arabe e perfshire fuqimisht ne mbeshtetjen aktive te nazizmit. Ai shkruan se shtëpia e tij sot ne Jeruzalem, jo vetem qe nuk u prish por po i neshtrohet nje restaurimi profesional per ta shndruar ate ne nje godine me sherbime publike per komunitetin por edhe si nje simbol per te treguar se historia nuk eshte asnje here bardhe e zi, por me shume gri ne mesin e tyre dhe duhet rrefyer pa komplekse.

Kështu sipas Tares Xhafer Deva ishte nje pro nazist i cili besonte se Gjermania e kohes do te shpetonte ekspansionin sllav ne Kosove,  por denimi i shtepise se tij me rrenim zhdukje dhe shkaterrim i ngjan shume filozofise komuniste te denimit te kalit te Petrit Dumes.

 

Myftiu i Madh i Jeruzalemit dhe Xhafer Deva i Mitrovicës

Ne kulmin e debatit publik per prishjen e Piramides ne Tirane nga kryeministri i asaj kohe Berisha, ftova te fliste ne mbrojtje te trashegimise sone historike edhe Giora Solar. Prof Solar, ish- sekretari I Pergjithshem i ICOMOS dhe drejtues i Getty Center ne Kaliforni mbahet si nje nder ekspertet me te mire ne bote ne fushen e trashegimise kulturore. Sot ne cilesine e keshilltarit te Qeverise izraelite per trashegimine dhe njohes i shkelqyer i Butrintit.

Ne nje dalje publike ne TV, Prof. Solar I tregoi publikut shqiptar rastin me domethenes ne Izrael dhe se si Izraeli sillet me te kaluaren e tij historike. Shtepia e Al Hyseinit, Myftiut te Madh te Jeruzalemit.

Myftiu i Madh i Jeruzalemit nje figure historike dhe shume rendesishme e palestinezeve dhe ndoshta figura me e rendesishme arabe e perfshire fuqimisht ne mbeshtetjen aktive te nazizmit.  Al Hyseini ishte nje personazh kaq i rendesishem per Gjermanine sa Hitleri e priste gjithmone ne audience private per te diskutuar me te ceshtjet e Lindjes se Mesme. Ne kujtimet e tija te shkruara pas luftes, Al Huseini tregon se si shefi i SS  Himler i kishte treguar ne konfidence mbi programin e spastrimit te popullates hebraike ne Europe.

Shifrat e kishin suprizuar Muftiun e Madh. E megjithate mbeshtetja e tij per Hitlerin  dhe dokrinen naziste ishte deri ne diten e fundit te atij regjimi.  Al Hysein dhe familja e tij e fuqishme ndertoi ne Jeruzalem nje prej godinave impresionante ne kuartetin palestinez. Pas Luftes edhe pse Muftiu I madh u perpoq shume te pengonte mbritjen e izraeliteve ne token e Palestines nuk ja doli dot  duke shkuar perfundimisht ne eksil.

Shtepia e Al Hyseinit sot ne Jeruzalem jo vetem qe nuk u prish, por po i neshtrohet nje restaurimi profesional per ta shndruar ate ne nje godine me sherbime publike per komunitetin por edhe si n e simbol per te treguar se historia nuk eshte asnje here bardhe e zi por me shume gri ne mesin e tyre.

Modeli se si e shikon Izraeli historine e vet  eshte mjaft interesant per te kuptuar se vlerat historike te nje godine nuk mbartin detyrimisht vlerat e pronarit te saj apo dokrinat dhe vijen politike te ndertuesve te saj. Nese do te ishte keshtu shume godina private apo publike si ne Gjermani si ne Itali duhet te ishin shkaterruar si ndeshkim per dokrinen raciste dhe anti perendimore te atyre qe i indertuan. Sigurisht nje logjike naïve dhe shume e rrezikshme per ata qe e mbartin ate.

Ne kete fryme me duket totalisht e rrezikshme debati qe po behet per restaurimin e ish- shtepise se nazistit te njohur kosovar Xhafer Deva. Xhafer Deva ishte nje pro nazist i cili besonte se Gjermania e kohes do te shpetonte ekspansionin sllav ne Kosove. Ishte nje njeri qe kete besim e beri si askush tjeter realitet ne veprimet e tija kunder forcave pro aleate ne Shqiperi.  Historia e ka gjykuar bashkepunetorin  Xhafer Deva  dhe per kete nuk ka asnje iluzion.

Por denimi i shtepise se tij me rrenim, zhdukje dhe shkaterrim i ngjan shume filozofise komuniste te denimit te kalit te Petrit Dumes.

Aq me keq kur kesaj filozofie i bashkohet ndonje ambasador i huaj apo ndonje rrogetar i BE, te cilet nuk kane ndershmerine e duhur per te pare modele te ngjashme ne vendet e tyre.

Si njeri qe merrem me trashegimine kulturore jam pro dhe e mbeshtes idene e mikut tim Hajrulla Ceku per ta restauruar godinen e ish- ministrit te Brendshem te qeverise kuislinge pro gjermane, si nje shenje e rendesishme historike jo vetem per vlerat e trashegimise kulturore, por edhe si nje shenje per brezat e ardhshem per te treguar historine ashtu sic ajo ishte me te gjitha drite hijet e saj.

Dhe poshte pllakes  qe mund te vendoset ne hyrje te godines se restauruar mund te shtohet edhe shenimi i meposhtem: Xhafer Deva, ish- minister kuisling. Mbeshtetes i Gjermanise hitleriane 1942-1944.  Bashkepunetor i rendesishem i Operacioneve Klandestine te CIA-s ne Ballkan 1946 -1957.   Vdiq ne Kaliforni ne 1977.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb