Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka folur për heqjen e taksës ndaj importuesve të jahteve duke theksuar se është reklamë për Shqipërinë pasi jahtet do mbajnë flamur shqiptar.

Sipas Klosit flamuri shqiptar e ka humbur shumë vlerën në turizëm por edhe në reklamë teksa thekson se kjo është një derë e hapur për turizmin pasi turizmi i jahteve i mungon Shqipërisë.

Nga ana tjetër gazetari Klodian Tomorri i ka kërkuar Klosit se cili është një vend i BE që e ka hequr këtë taksë dhe çfarë përfiton ekonomia shqiptare duke theksuar edhe se qeveria e PS po i heq taksën luksit, por ministri i Turizmit i është përgjigjur se këtë politikë e ka ndjekur Malta vend i ngjashëm me Shqipërinë.

BLENDI KLOSI: Tani që kemi mundësi të krijojmë mekanizma të reja, është 100% për ekonominë, të kemi më shumë turizëm elitar. Nuk është politikë e gabuar apo nxituar. Ka 1 vit, prej verës së kaluar që duan të hapin një degë të re të konkurrimit. Si do bëhemi atraktivë ne, mund të vijë që këtë vit, hoteleve ekonomia mund t’i vijë nga deti. Si mund të ndërtosh infrastrukturën e marinës nëse nuk ke jahtet.
Turistët janë të bazuar më shumë tek turizmi rajonal, me makina apo që vijnë nga vende, ka shumë shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë. Ne këtë duhet ta ruajmë dhe të hapim një degë të re. Duhet menduar për një hapje për t’i mbijetuar 2020 që do të godasë turizmin. Kemi shumë turizëm nga vende që vijnë pranë nesh, nga strukturat hoteliere.

KLODIAN TOMORRI: Kur bëhet një politikë fiskale, dhe kur bëhet një përjashtim fiskal bëhet dhe bilanci. çfarë përfiton ekonomia shqiptare, a ekziston në ndonjë vend tjetër të BE apo rajonit për heqje të taksës për jahtet. Do të keni probleme me BE për fshehje të të ardhurave. Kjo ishte pyetja e parë.

BLENDI KLOSI: Pyetja vetë është përgjigje. Në kushtet e konkurrencës në rajon dhe BE, është e pamundur drejtpërsëdrejt dhe duhet të përfitojmë që t’i japim një numri të konsiderueshëm jahtesh flamurin shqiptar. E ka bërë Malta regjistrim të jahteve pa TVSH me rimbursim, pra me flamur maltez. Tha ministri maltez që jemi një vend i vogël por një pozicion të favorshëm, ndoshta shumë jahte nuk do të shkelin kurrë në Shqipëri do të duhet të kenë një operator, ankorohet në dimër kur nuk lëvizin, mund të krijojmë parkingje që nuk i kemi, pra mund t’i bëhet reklamë Shqipërisë nëpërmjet flamurit. Kjo është një mundësi dhe duhet t’u drejtohem edhe operatorëve turistikë, jam i bindur që kanë zgjedhur një biznes shumë i mirë si turisti.

KLODIAN TOMORRI: Një ambulancë e merr me 1 mijë e 500 lek/litri kurse një jaht 500 lek/litri. Keni marrë rolin e një qeverie të majtë që i heq taksa luksit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb