Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të dalë mbrëmjen e sotme në një konferencë për shtyp. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i tij, Tedi Blushi, i cili njofton se konferenca do të nisë në orën 20:00 dhe Presidenti do të jetë i hapur për pyetje.

Pritet që Presidenti Meta të flasë për zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji, dy ditë më parë nga Kuvendi. Meta kishte paralajmëruar që do të fliste për këtë çështje, pasi i kërkoi Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të pezullonte procesin, me argumentin se ishte shkelur Kushtetuta.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta sot në ora 20:00 në konferencë shtypi. I hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për çdo përgjigje”, shkruan Blushi.

Pak ditë më parë, në limitet e afatit për të zgjedhur anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Meta refuzoi të ta ndërmarrë këtë hap, dhe në një letër drejtuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi sqaronte se është radha e Parlamentit të zgjedhë anëtarin tjetër e vetëm më pas i takon institucionit të Presidentit të bëjë përzgjedhjen e tij, sipas ligjit.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb