Kryeministri Edi Rama nga Konferenca Ndërparlamentare “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë” ka komentuar protestën e flamengove, ndërsa theksoi se shumë lajme të rreme kanë qarkulluar në këtë periudhë.
Para europarlamentarëve, Rama tha se sot shqiptarët e dinë se çfarë duan, ndërsa shtoi se brenda Shqipërisë ka debate, por që qytetarët bashkohen në një pikë; dashurinë për BE.
“Patëm një takim tjetër me presidentin dhe na u desh pak më shumë kohë. U ndjeva edhe më fajtor kur pash që po ju mbanin në atë dhomë të errët teksa jashtë është kaq kohë e bukur. Dua të falënderoj Andresën që nuk është lodhur me ne. Ai ka shumë arsyeja të mira për t’u kthyer përsëri, pasi Shqipëria është vend i mirë për të ndenjur dhe ti shmangesh Brukselit. Këtu shoh Frankestian, që është mik i mirë i Europës. Ai nuk tërhiqet dot nga Shqipëria, dhe nuk ikën dot nga ajo. Të falënderoj Knut. Besoj se ju nuk doni që unë të lexoj fjalimit im të gjatë, se sa mirë po ecim dhe sa gjëra të shkëlqyera ka këtu. Dua të ndaj me ju këtë moment në Shqipëri. Kur flasim për momentin në Shqipëri ju jeni argëtuar shumë me flamengot, edhe pse nuk do të gjeni shumë flamingo dhe s’do të jenë aq të bukur nga ato që shpërndahen në instagram. Por po iu referohen atyre. Ky është shembulli më i mirë që po kalojmë në Shqipëri. Shqipëri ka bërë përparim dhe ka kaluar një epokë të re. Njerëzit mendojnë se gjërat mundet të jenë më mirë. Ne po e jetojmë këtë moment të historisë, revolucion i rritjes së pritshmërisë. Njerëzit e kanë aftësinë për të kapërcyer edhe më lartë. Njerëzit e kanë kuptuar se shumë gjëra po lëvizin dhe që ka një zhvillim të dukshëm për këdo. Ama njerëzit kanë dhe pyetje dhe me të drejtë i kanë të tilla, që kombinohen dhe me ankthin që të jep koha e sotme, sikur je në Europë. Është krijuar një farë trysnie që vjen nga shumë lajme të pasakta dhe teori konspirative, edhe të tjera që kanë shtuar barrën e rëndë sociale. Nga ana tjetër krahasuar me vendet e BE, ne kemi përparësi dhe vetë Shqipëria, pasi ne ende e dashurojmë BE. Nuk ndodh fiks kështu me vendet tuaja. Më shumë merret si e mirëqenë BE si martesë. Ne jemi të angazhuar, debatojmë shumë gjëra për së brendshmi këtu në vendin tonë. Çdo ditë e kemi kapacitetin për të mos qenë dakord me njëri-tjetrin. Por ama, për një gjë kemi rënë dakord, për faktin se duam të jemi pjesë e BE, e dashurojmë Europën.”, tha ai.
