Ish-bashkëshortja e Hugh Jackman, Deborah Lee Furness, ka bërë deklaratën e saj të parë pak ditë pas lajmit për divorcin e tyre.

Çifti vendosi të ndahej pas 27 vitesh bashkë. “The Kyle & Jackie O Show” e mori aktoren në telefon të hënën, duke i thënë asaj se e kishte gabim.

“Ne ju morëm gabimisht, është qesharake. Nuk kishim ndërmend t’ju telefononim. Por tani ju jeni këtu dhe shpresojmë të jesh mirë”, i tha ai. Furness më pas u përgjigj: “Faleminderit, e vlerësoj vërtet. jeni vërtet, shumë të ëmbël.”
Më pas, pa dashur t’i bëjë presion, prezantuesja i ka shpjeguar se sa herë të dojë mund t’i telefonojë dhe të flasë për divorcin e saj.

“Më duket se është shumë herët dhe nuk dua të përfshihemi në asgjë. Por ne ju duam dhe ju mund të na telefononi kur të doni të flisni”, theksoi ai.

Para se ta mbyllte telefonin, Furness e falënderoi përsëri dhe shprehu vlerësimin e saj për të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb