Një defekt i rëndë në rrjetin kryesor të furnizimit me ujë ka shkaktuar ndërprerje të përkohshme të furnizimit në disa zona të Tiranës.
Sipas njoftimit të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, problemi është konstatuar në linjën e transmetimit DN 1100 mm prej çeliku, e cila furnizon depot perëndimore të kryeqytetit.
Për shkak të avarisë, ndërprerja e furnizimit prek disa zona të kryeqytetit, konkretisht:
Selitë
Kodra e Diellit
Astir
Yzberisht
Pallatet Çabej
Kodër Kamëz
Fusha Misto Mame
Ekipet e Ujësjellës-Kanalizimeve ndodhen në terren dhe kanë nisur punën për riparimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë.
Nuk është bërë e ditur një orar i saktë se kur do të normalizohet situata, ndërsa ndërhyrja vijon nga ekipet teknike
