Elisa Spiropali, deputetja e përjashtuar nga Partia Socialiste me urdhër të Edi Ramës në një dalje për mediat pohoi se pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi.

Duke shigjetuar kryeministrin Edi Rama, Spiropali tha se forcimi i pushtetit në një dorë, është arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në protestë.

“Shqipëria është e të gjithëve, jo atyre që kanë pushtetin politik. Në momentin kur janë mbajtur qëndrime jo personale, se të qe për komoditet di ta bëj atë, se na e ka mësuar koha. Në atë kohë u ngritën shumë vetulla se nga buronte kjo. Unë e mbaj si dekoratë që janë nga të përjashtuarat e sistemit. Jo se nuk kam përgjegjësitë e mia, në centralizimin e pushtetit te dora e një njeriu. Kjo është problematika që nxori në rrugë ata që u quajtën Flamingo. Ishte nevoja e brendshme për të mbrojtur lirinë. E ka treguar se mund ti kesh të gjitha, por e ka treguar historia se pushtet nuk mbahen nga muret, por nga besimi.”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: