Një video që po qarkullon në internet, ku shfaqen disa ushtarë izraelitë duke qeshur ndërsa një shkollë palestineze goditet nga një sulm ajror në Rripin e Gazës. Videoja u shfaq për herë të parë dje, megjithëse data e ngjarjes nuk dihet aktualisht – vendndodhja është verifikuar si Beit Hanoun. Nuk ka pasur raportime për viktima, gjë që nuk është e pazakontë duke pasur parasysh evakuimet masive që janë bërë në qytet dhe në të gjithë veriun e enklavës.

Një video që po qarkullon në internet duket se tregon ushtarët izraelitë duke qeshur ndërsa një shkollë palestineze goditet nga një sulm ajror në Rripin e Gazës.

Videoja u shfaq për herë të parë sot, megjithëse data e ngjarjes nuk dihet aktualisht – vendndodhja është verifikuar si Beit Hanoun. Nuk ka pasur raportime për viktima, gjë që nuk është e pazakontë duke pasur parasysh evakuimet masive që janë bërë në qytet dhe në të gjithë veriun e enklavës. “UNRWA konfirmon se shkolla e goditur në video është një shkollë e UNRWA-s. Megjithatë deri më tani ne nuk mund të konfirmojmë vendndodhjen ose emrin e shkollës”, tha një zëdhënës për Sky News.

“Ndoshta është në veri të Rripit të Gazës. Ne nuk e dimë nëse njerëzit ishin strehuar në shkollë kur u godit. Të gjitha rregullat e luftës janë thyer”, shtoi ai. Izraeli ka nisur ofensivën ndaj militantëve të Hamasit, pasi këta të fundit kryen një sulm terrorist në territoret izraelite.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb