Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Lushnjë në mitingun përmbyllës të PS-së. Ai përsëriti qëndrimin se 25 prilli është një test për karakterin e shqiptarit. Rama e krahasoi opozitën me një sinxhir mallkimi që mblidhet si gjarpër nëpër këmbë herë pas here dhe e rrëzon vendin.

Ai theksoi se më 25 prill me fitoren e PS, nuk do ta shihni siç e keni parë deri më sot, gjithë arenën e idiotësive të politikës sepse kjo është përpjekja e fundit, momenti sipas tij, kur peshkaqeni gjuan me bisht teksa përpëlitet.

“Nuk ka asnjë gjë të pamundur për karakterin e shqiptarit, kur shqiptarët së bashku bëhen karakteri i Shqipërisë. menjëherë sapo ne morëm frymë të lehtësuar sepse u gjetën rrugët për rindërtimin, vjen goditja tjetër, një tërmet që mbylli gjithë botën, futi në krizë superfuqi dhe përsëri u testua karakteri ynë dhe përsëri ne qëndruam. Sot kur dielli po lind përsëri sepse tuneli i gjatë sfilitës i pandemisë po shkon drejt fundit, ne Shqipëria e vogël, as e pasur, as e zhvilluar si plot të tjerë në Europë, jemi lart, në shoqërinë e disa shteteve që kurrë nuk do kishin menduar ta ndanin me ne fashën e lartë të klasifikimit për luftën kundër armikut të padukshëm dhe vaksinimin e kaq shumë njerëzve. Si ka mundësi që ne t’ia dalim këtyre sfidave që janë realisht, objektivisht shumë më të mëdha se ne çmendojmë që jemi dhe të mos ia dalim në shqiptarët ta këpusim njëherë e mirë zinxhirin e mallkimit, që na mblidhet si gjarpër në këmbë herë pas here dhe na rrëzon kur është momenti për ngjitjen e madhe.
Çfarë e ka penguar shqiptarin, shqiptarët të ishin aty ku e ka vendin, dora e mbrapshtë e robit, ai zinxhiri i mallkimit.
Testi i karakterit tonë është në provë më 25 prill. Më 25 prill ne kemi mundësinë që ta këpusim njëherë e mirë atë zinxhir. pas 25 prillit me fitoren e PS, dëgjojeni këtë budallain këtu, nuk do ta shihni siç e keni parë deri më sot, gjithë arenën e idiotësive të politikës sepse kjo është përpjekja e fundit, momenti kur peshkaqeni gjuan me bisht teksa përpëlitet, i atyre që e kanë mbajtur peng”, deklaroi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb