I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, profesor Prof. Petrit Bara, dekan në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Luarasi, ka deklaruar se qendër e këtij Universiteti janë pedagogët të cilët janë më të mirët në fushat e tyre, studentët dhe ambientet e duhura.

Ai shtoi se një vëmendje e veçantë i kushtohet praktikave të studentëve, ku ka zbuluar se studentët kanë mbetur shumë të kënaqur dhe se kjo i ka bërë ta duan edhe më shumë profesionin e tyre.

Profesor Bara i ka bërë thirrje maturantëve të jenë pjesë e Universitetit Luarasi, duke sqaruar që është bërë gjithçka që ata të mbështeten nga bursa ose me oferta të cilat janë të favorshme.

“Fakulteti i Shkencave Mjekësore, këtë vit e sheh veten më mirë se vitin e shkuar sepse ishte një vit fillestar, ishim pa përvojë dhe studentët dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore nuk kishte një emër deri atëherë.

Por falë emrit që ka Universiteti Luarasi, një emër shumë i mirë, një universitet i rankuar në pjesën më të mirë të universiteteve shqiptare, Fakulteti i Shkencave Mjekësore, vjet bëri një sfidë ku në pranimet e para kishim 220 veta në degët Farmaci, Stomatologji dhe Infermieri.

Pra Farmaci dhe Stomatologji, janë dy programe të integruara të Masterit në Fakultetin tonë të hapura të reja dhe Bachelori i Infermierisë bashkë me dy vjeçarin. Fakulteti i Shkencave Mjekësore ka një përvojë të mirë dhe këtë vit ecën më mirë. Deri tani në regjistrimet paraprake kemi një numër të konsiderueshëm rreth 20 veta. Ndërkohë që regjistrimet vazhdojnë deri në fund të qershorit, korrikut e gushtit.

Deri në fund të qershorit dhe korrikut kemi edhe oferta shumë të mira, madje edhe më të mira se vitin e shkuar, të cilat favorizojnë studentët në marrjen e bursave dhe pranimet. Kjo është një risi e Universitetit Luarasi. Dhe studentët të cilët marrin këto oferta edhe vitet e tjera marrin bursa të mjaftueshme exelence dhe student të mirë dhe sipas nevojave sociale të cilat plotësojnë edhe një pjesë të buxhetit të tyre.

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Luarasi ka cilësitë më të mira. Misioni ynë është të përgatisim student dhe të jemi në shërbim të tyre me cilësi të lartë, ekselent, të përgatitur me një kulturë shkencore për ti shërbyer vendit dhe jashtë vendit. Kjo tregon që jemi të përgatitur për këtë dhe përgatitja për këto cilësi të studentëve dhe misionin që kemi bazohet tek pedagogët që kemi.

Kjo është shtylla kryesore. Ne kemi ajkën e pedagogëve të Shqipërisë për jetën akademike në degët tona, siç është profesoresha Rozarka Budana, një profesoreshë me përvojë të madhe në Universitetin publik, tashmë kemi nderin ta kemi Shefe Departamenti me një përvojë për praktikat e studentëve për leksionet për të gjitha, me një përvojë mbi 15 vjeçare, profesor Sokol Paparisto, një kirurg i talentuar me një origjinë shumë të madhe kirurgjie që nga i ati dhe vetë, një nga kirurgët më të famshëm, dhe këtë përvojë ka pranuar ta ndajë me studentët dhe ne, për praktikat e studentëve të infermierisë për leksionet e anatomisë, pra pika jonë e fortë janë studentët.

Edhe ambientet e Luarasit që janë shumë të mira. Kemi kushte shumë të mira të cilat edhe këtë vit janë përmirësuar. Kompania Luarasi me në krye zotin Hysenbelliu, i cili kujdeset maksimalisht për rritjen e kushteve sociale laboratorike të cilat na çojën drejtë një zgjidhej të mirë dhe një niveli bashkëkohor të studentëve për të qenë të gatshëm për vendin tonë dhe jashtë.

Emri i Luarasit është shumë i mirë dhe ne duhet të shtojmë dinjiteti e këtij fakulteti. Ne po punojmë këtë vit që të ruajmë këtë ritëm që kishim vjet. Studentët janë shumë të kënaqur. Një fakultet përmbahet nga stafi, studentët dhe ambientet.

Jemi të kënaqur me ambientet që po vijnë duke u përmirësuar shumë. Laboratorët janë të pajisur mirë. Ne studentët i kemi çuar në praktika dhe janë befasuar dhe kjo i ka bërë të dashurojnë edhe më shumë profesionin.
Kemi komunikuar me një kompani gjermani dhe do të ketë edhe shkëmbim. Kemi bërë kontratë me klinika të fuqishme të stomatologjisë, spitalet për praktika.

Qëllimi ynë është të përgatisim student të aftë në vendin tonë.

Duhet të jenë masiv në vendin tonë dhe të gatshëm në tregun ndërkombëtar. Ne si gjuhë kemi futur edhe gjermanishten duke i favorizuar ato. Shumica e studentëve janë nga Tirana, por kemi edhe nga të gjitha rrethet e tjera. Është një Fakultet me emër të preferuar që vjen duke u përmirësuar.

I bëj një thirrje maturantëve të Shqipërisë, i ftoj të vijnë tek Luarasi, ofertat janë më optimale dhe tek Luarasi do të gjejnë të gjitha kushtet dhe përgatitjet për brenda dhe jashtë vendit”, tha Profesori Bara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb