*Vrasja e Artan Santos, Llalla: Jemi ende duke hetuar për ngjarjen
*Anulimi i vizës nga SHBA, Llalla: Kryeprokurorit të Durrësit s’ju dha për shkak të dokumentacionit
*Çështja ‘Fullani’, Llalla: Nuk apeluam se nuk pati shkelje procedurale
TIRANE- Kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi se Prokuroria e Përgjithshmen është e vendosur dhe angazhuar që për të ‘pastruar’ korrupsionin në radhët e saj. Gjatë një interviste për “Zëri i Amerikës”, Llalla deklaroi se të nuk mund të gjykohet asnjë rast kur zyrtarët e lartë kanë pasuri, të trashëguar apo të fituar, se janë detyrimisht të korruptuar.

“Në Shqipëri, tashmë është e njohur për të gjithë, që ka një institucion që merret me deklarimin dhe verifikimin e pasurisë, si dhe një që tregon vërtetësinë, e ligjshme apo kundraligjshme. Nëse një zyrtar posedon një pasuri, ai s’do të thotë se është ai është i korruptuar. Nëse ke një unazë të shtrenjtë apo orë, s’do të thotë se je i korruptuar.”, tha Llalla.

Pak kohë më parë ambasadori Donald Lu deklaroi gjatë një konference se të gjithë gjyqtarët e prokurorët që mbajnë ora të shtrenjta ‘Cartier’ në dorë, më të shtrenjta se makina e tij, janë të korruptuar, deklaratë kjo që shkaktoi reagime.

Një tjetër çështje të rëndësishme që iu përgjigj kryeprokurori Llalla ishte dhe në lidhje me vrasjen e bankierit Artan Santo. Llalla në mënyrë të përmbledhur pohoi se “jemi ende duke hetuar për ngjarjen”. Sakaq, Llalla u ndal dhe tek çështja e ish-Guvernatorit Ardian Fullanit, duke theksuar se Prokuroria nuk ka apeluar pasi nuk ka pasur shkelje proceduriale.

Po ashtu, Llalla zbuloi të vërtetën e refuzimit të vizës nga Ambasada Amerikane për kreun e Prokurorisë së Durrësit, Agron Gjanën. Sipas tij, një sërë prokurorësh morën pjesë në një konferencë të një shoqate në SHBA, por kryeprokurori i Durrësit, që ishte pjesë e delegacionit nuk mori dot vizë. Ndërkohë që nga Prokuroria u tha disa ditë më parë se atij iu refuzua viza për shkak të mungesës të mungesës së dokumenteve. “Kryeprokurori i Durrësit ishte pjesë e delegacionit tim për në SHBA. Por viza e tij nuk u dha në kohën e duhur për shkak të dokumentacionit. Më pas ajo u anulua fare dhe përgjigja ishte nga ambasada se “nuk besonin se ai do të kthehej më në Shqipëri”, tha Llalla.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: