Pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se forcat e parandalimit të Rusisë – përfshirë armët e saj bërthamore – janë vendosur në gatishmëri të lartë, Pentagoni u përgjigj duke e quajtur njoftimin “po aq të panevojshëm aq edhe përshkallëzues”.

Përgjigja u dha nga zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, gjatë një konference të hënën.

Kirby vazhdoi të vuri në dukje se Pentagoni po “rishikon dhe analizon” njoftimin e Putinit.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin është “i qetë me qëndrimin parandalues strategjik të Shteteve të Bashkuara dhe aftësinë tonë për të mbrojtur atdheun dhe partnerët tanë”, tha Kirby gjithashtu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb