Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç vijon të lëshojë deklarata të forta në lidhje me zhvillimet në rajon dhe më gjerë.

Nikoliç ka sulmuar qëndrimin e Rusisë për rastin e ‘Krimesë’. Sipas Nikoliç, Krimea është një rast simetrik si ai i Kovovës dhe Rusia për përdor dy standarde për rastet. Nikoliç është shprehur se Serbia mbështet integritetin territorial të saj por edhe të Ukrainës.

‘BE e njeh pavarësinë Kosovës dhe nuk e njeh të drejtën e Krimesë për vetëvendosje. Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e njeh të drejtën e Krimesë për vetëvendosje. Serbia përkrah integritetin territorial edhe të Serbisë e edhe të Ukrainës’, citon FoNet të ketë thënë Nikoliç duk shtuar se për këtë qëndrim të drejtë të Serbisë janë të hidhëruara Bashkimi Evropian dhe Rusia. koha.net.

Nikoliç ka thënë se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

‘E kush ka vënë sanksione ndaj vendeve të BE-së që e kanë bombarduar Serbinë’, ka pyetur Nikoliç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb