TIRANE- Deputetja e PD-së, Albana Vokshi reagoi sot ndaj deklaratës së ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj se është nxitur artificialisht marrja e ilaçeve me lista.

Sipas Vokisht, ministri po flet përçart, pasi marrja e ilaçeve me lista tregon se shqiptarët janë gjithnjë e më të varfër, se i kanë xhepat bosh.

“Temperaturat e nxehta po nxisin edhe me tepër rilindasit të flasin përçart!!
Njeri prej tyre, Ilir Beqja tha sot se ilaçet me lista nëpër farmaci janë situata të nxitura artificialisht…
Nga kush nxiten z.ministër pensionistët në të gjithë Shqipërinë? Të papunët?? Personat me aftësi të kufizuar që nuk munden të kurohen, se xhepat i kanë bosh…?
Nëse e keni fjalën se këta qindramijëra nxiten nga PD, atëherë ne si opozitë kot lodhemi që bëjmë fushatë, sepse të varfërit janë sot shumica dërrmuese e popullsisë…
Kur pohoni se ilacet janë ulur me 30%, realiteti ju nxjerr zbuluar, sikurse ndodhi dhe me ikjen e kompanive të mirënjohura botërisht farmaceutike..
Zoti Beqja bashkë me shefin tënd ia keni ulur shumë nivelin e etikës dhe ligjërimit kësaj fushate. Shqiptarët nuk i mamipuloni dot më !!.
Varfëria do ti çojë ata në drejtimi e duhur, drejt rikthimit të shpresës, ofertës së PD!!”,-shkruan Vokshi në FB.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: