TIRANE– I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, gazetari Arian Çani ka komentuar deklaratat e ambasadorit Donald Lu, i cili tha se në fillim të vitit 2018 duhet të arrestohen ‘peshqit’ e mëdhenj.

Çani u shpreh se drejtësia do jetë e varur nga amerikanët të cilët do bashkëpunojnë me një faktor shqiptar, që sipas tij është qeveria aktuale. Ai tha se nuk ka ‘peshq’ të mëdhenj dhe drejtësi nëse nuk bie një nga 4 emrat e njohur në politikë.

“Nga janari unë hedh këtu një hipotezë, që nga janari drejtësia që është e amerikanëve do jetë e varur nga amerikanët dhe e varur nga një faktor shqiptar. Pra që do jetë Edi Rama. Amerikanët me kë do punojnë? Do punojnë me atë që ka qeverisjen ekonomike të vendit. 4 janë peshqit e mëdhenj në vend, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Nëse nuk bie një nga këta në janar nuk ka ‘peshq’ të mëdhenj dhe drejtësi. Pse presin deri në janar këta, pse nuk i kapin tani? Nuk kanë prova dhe do mbledhin prova për 3 muaj”- tha Çani.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: