Gazetari dhe analisti Artur Zheji i ftuar në emisionin “Pikat mbi i” në Neës24 ka folur mbi zgjedhjet e ardhshme lokale për të cilat deklaroi se do të tregojnë shumë dhe për zgjedhjet për kryeministër që do pasojnë lokalet.

Zheji deklaroi se qytetet e mëdha si Tirana, Durrrësi dhe Elbasani do tregojnë shumë për të ardhmen, sidomos kryeqyteti i cili sipas tij nëse humbet nga mazhoranca do sinjalizojë humbjen e pushtetit të Ramës.

Nga ana tjetër gazetari Arian Çani shtoi se opozitës do t’i duhen shifra të majme parash për të fituar zgjedhjet pasi suporti moral nuk do mjaftojë.

Sipas tij opozita duhet të marrë kredi masive në bankë për të financuar kandidatët e vetë dhe fushtaën e tyre, por edhe për të krijuar një situatë besimi te qytetarët dhe shtresat më në nevojë.

Zheji:
Kishte dy shënjestra në konferencë, i pari mbetet Rama dhe e dyta ishte Erion Veliaj. Shqiptarët beosj se nuk i duan më këto ofendimet për kundërshtarët më të rinj, megjithatë dy shënjestra mbeten, Rama konsiderohet se ka humbur pushtetin nëse humb Tiranën, pasi qytetet e tjera mund të ndahen. Tirana tregon se kush është fituesi. Nëse do bëhet Meta king-maker në Tiranë lufta do jetë si ajo e Stalingradit. Meta id ha kontekst që nuk do ketë njerëz hije, primaret për Tiranën do përcaktojnë fitoren ose humbjen e këtyre zgjedhjeve. Deri ani janë Këlliçi dhe Bogdani, dhe Julian Deda me Alimehmetin, pra kush nuk hyn në primare nuk hyn dot në garë kundër Veliajt. 1 do dali nga koalicioni për çdo bashki, Meta ka bërë hapin pas dhe jep pëlqimin e tij për çdo kandidat. Deri tani besoj se do jetë Këlliçi, ndërsa nga mazhoranca qëndron Veliaj.
Situata ëmbëlsohet nga paraja, nëse krijojnë një frymë paraja do bëjë punë në marrjen e pushtetit. Mendoj që një vend sa më modern është aq më tepër nuk e gjen veten në partitë politike. Njerëzit nuk identifikohen dot me klasën politike, nuk kanë energji të krijojnë parti pra refuzojnë të marrin pjesë në votime që është një lloj proteste e heshtur edhe pse nuk të nxjerr asgjëkundi. Kur rritet prezenca në zgjedhje rriten mundësitë për rotacion politik. Është shumë herët për ta thënë këtë.

Çani:
Pushteti hyn në lojë me një fitore të madhe këtë herë, 10 me 0. Unë fus në garë edhe Durrësin dhe Elbasanin që janë shumë të rëndësishme, Durrësi është metropol i madh, nëse Berisha dhe Meta e marrin prapë do ishte fitore e opozitës edhe nëse humbin Tiranën. Duhen shumë para për fitoren, nuk e kanë fuqinë financiare që ka pushteti, 200 mln euro është buxheti i Tiranës. E zëmë se del në garë Belindi, sado të ketë mbështetje morale duhen para, paratë duhen edhe në fushatat në Europë. Joshen njerëzit nga paratë, nga premtimet dhe ndihmat, mund të mos paguhen 50 euro vota, por ndikohen në mënyra të tjera. Kur paratë përdoren në mënyrë të drejtuar pra për një kategroi popullsie në vështirësi luajnë me shoqërinë civile, dërgojnë ndihma etj. Mendoj se opozita duhet të bënte hapur, të merrte kredi në bankë, një kredi super të madhe sepse duke pasur një arkë partiake me shumë para krijon besim te njerëzit, tingëllon cinike por ato bëjnë diferencën, zgjedhjet janë një treg. Ato zbukurohen me apra, mitingjet kushtojnë, ekranet e mëdha ku duket Rama bëhen me para, por jo të buxheteve sepse nuk mjaftojnë. Meqë loja është e tillë, opozita duhet të marrë një kredi për të blerë Shqipërinë, patjetër mbi 100 mln euro, kolateral do kenë besimin. Di që në gjithë botën marrin kredi opozitarët. Godina akutale e PD-së është kolateral i mirë, partia merr kredinë, nuk do marrin Meta dhe Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb