TIRANE- Ministria e Mbrojtjes reagoi të martën duke i konsideruar qesharake qëndrimet e opozitës mbi një takim të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli me ish-deputetin, Arben Ndoka

“Qesharake deklarata e dëshpëruar e Partisë Demokratike. Opozitën sot e shqetëson jo vetëm suksesi i vizitës së sekretarit Kerry, mbështetja e fortë që i dha qeverisë shqiptare dhe drejtimit të duhur të vendit, por edhe mbështetja që Ministria e Mbrojtjes u jep qytetarëve shqiptarë në kohë rekord dhe pa dallime politike, gjë të cilën vështirë të besohet se ndodhte në kohën e PD-së”, thuhet në reagimin e shpërndarë në media nga zyra e shtypit e MM-së.

“Mimi Kodheli pati rastin të takohej me Sekretarin amerikan të Shtetit, Kerry, i cili theksoi si sukses ligjin e dekriminalizimit. Dy ditë më pas, ministrja e Edi Ramës shfaqet me Arben Ndokën, që është objekt i dekriminalizimit, një nga arsyet pse kjo nisëm e opozitës me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, u bë ligj”, thuhet në një deklaratë të Partisë Demokratike.

Por, ministria sqaron se fotot e paraqitura në deklaratën e PD-së janë marrë nga inspektimi që ministrja e Mbrojtjes i ka bërë përfundimit të punimeve të urës Skuraj, Milot. Madje, MM sqaron se ditën që kjo urë u dëmtua në atë moment humbi jetën një i ri.

“Është lehtësisht e vërtetueshme se ura në Skuraj është ndërtuar muaj më parë dhe është inspektuar në përfundim të punimeve nga ministrja një muaj më parë, ekzaktësisht në datën 12 janar, ku kanë qenë të ftuar të gjithë të zgjedhurit e zonës.

FB_printscreen

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: