TIRANË

Analistët kanë komentuar në studion e emisionit “Pikat mbi i”, në News24 protestat e mbajtura nga qytetarët gjatë këtyre 5 ditëve si dhe deklaratat e dhe reagimet e kryeministrit Edi Rama. Analisti Fatos Lubonja deklaroi se Rama nuk ka asnjë pikë reflektimi për gjendjen ku është vendi. Ai akuzoi për mashtrime dhe tha se ka ndërtuar një shtet gangster dhe pjesën tjetër ka vendosur t’i trajtojë si skllevër.

Artur Zheji flet për mungesën e një platforme strategjike të zhvillimit. Sipas tij nuk ka asnjë investim serioz, duke kujtuar dhe një rafineri nafte ndërkohë që çmimi i karburantit është rritur dhe është një nga arsyet e protestave.

Lubonja: Nuk më tërhoqi kjo ‘që i bëjnë qejfin Rusisë’, demagogjia që në kohë lufte duhet të shtrëngojmë brezat. Në vendet ku është akumuluar pakënaqësi, kjo luftë mund të sjellë destabilizim, ose forcim të diktaturës, regjimeve, çka ka gjasë më shumë këtu tek ne. E keqja e kësaj që thotë Rama është se nuk ka pikë reflektimi për gjendjen ku është vendi. Sipas Ramës, shteti po bën, se ne po bëjmë që mos të paguani shifrën e elektrikut sa është, se këtu nuk dalin as specialistë. Se këta mashtrojnë me shifra, por njerëzit nuk i dinë, nuk i mbajnë mend. Ky e ka zakon të gënjejë me shifra. Kur tha njëherë janë 20 mijë sipërmarrës italianë, u interesova ishin 2 mijë.

Këta janë gënjeshtarë serialë dhe nuk i merr as këto shifrat reale. Ajo që është më e keqja, gënjeshtra përdoret dhe për të gënjyer dhe veten dhe për të mos analizuar. Jemi vendi i 17-të në botë që e blen më shtrenjtë një litër karburant. Ne paguanim 20% të të ardhurave ditore për të blerë karburant 1 litër. Bota e ka 2%. Si ka mundësi, pse jemi këtu, pse ndryshojmë dhe nga Maqedonia e Veriut? Lufta i prek dhe ata. Pse ndodh kjo? Është e qartë që janë politikat që ka bërë Rama.

Ky është shtet gangster, si u soll me ata të 5 majit. Ky ka ndërtuar një pakicë gangsterësh, pjesën tjetër ka vendosur t’i trajtojë si skllevër që t’i rrjepë sa të dojë.

Çfarë masash? Shteti ka instrumentet e tij të kontrollit, s’ka nevojë për bord. Duhet të mos i kishte lejuar. Uli gjë taksa?

Zheji: Shqipëria konsumon 700 mijë ton naftë. Në tokat shqiptare në kohëra të këqija, me teknologji të vjetër prodhonte 1.1 mln ton naftë bruto. Thënë kjo, nafta shqiptare është e mjaftueshme për konsumatorin shqiptar. Ne nuk kemi akoma asgjë të qartë. Asnjë investim serioz të qeverisë shqiptare që harxhon lekë për çdo gjë, koncesione dhe ti nuk ke asnjë investim serioz ku Shqipëria të jetë partner për të ndërtuar një rafineri nafte. Mendoj që këtu nuk është vetëm Rama dhe qeveria e mëparshme nuk kanë bërë kurrë një platformë strategjike të zhvillimit të Shqipërisë dhe ne shohim aq sa na kap syri. Ne nuk kemi ndërtuar një plan se kanë frikë këta nga fjala plan, plani është një plan strategjik që ndërtohet për vendin, nuk është dhunues i tregut. Ne kemi burime që i shesim me 5 lekë që po ta rafinojmë e shesim me 500 lekë dhe na krijojnë një pavarësi. Por ai nuk e do këtë gjë. Do të marrë taksën e vetë, se çfarë bëjnë shqiptarët, ikin nëpër botë…Kjo vjen ose nga padija, ose nga këshilltarët e këqij, ose nga një konspiracion më i thellë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb