Dekorimet dhe nderimet me medalje nga Presidenca apo bashkitë në vend, kanë ngjallur reagime në opinionit publik. Personazhe të njohur ose të panjohur që kanë pasur rol në të shkuarën komuniste, që kanë qenë hetues, bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të shtetit a pjesë e strukturave represive, janë nderuar me tituj të lartë, duke fyer viktimat edhe në demokraci. Autoriteti i Dosjeve bën thirrje për verifikim para ceremonive.

“E mira është që para nderimeve apo dekorimeve figurat  të verifikohen në Autoritetin e Dosjeve. Të gjitha ata që kanë qenë të përfshirë, për shkak të kohës, indoktrinimit, nuk duhet të nderohen. Kushtetuta është e qartë, e dënon  komunizmin”, thotë Sula.

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve të Ish-Sigurimit te Shtetit, thotë se ligji nuk i detyron as bashkitë, as presidencën te verifikoje, por kjo ka të bëjë me pastërtinë morale.

“Ne kemi pasur 40 kërkesa gjatë këtij viti, por duhet të lihet koha e duhur për çdo nderim. Nderimi mund të bëhet pas konsultimit publik, ku të gjithë të shprehen për figurat. Kam dy qëndrime, si drejtuese institucioni, jam objektive ndërsa si njeri, sigurisht që jam me viktimën. Kur viktimat janë gjallë dhe dalin dhe dëshmojnë”, u shpreh Sula.

Emrat rrugësh e institucionesh, tituj të lartë e ceremoni në nder të emrave që kanë qenë pjesë e aparatit shtypës, janë ndjekur nga dëshmi të viktimave që kanë rrëfyer dhunën e pësuar para ‘90-ës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb